Rezultatet

Mendo për natyrën, ujin dhe kulturën

BËHU TURIST EUROPIAN

Infrastruktura

Ceremonia për hapjen e rrugës së re në drejtim të liqenit të Likovës

Në 04 shtator 2017 oficialisht është hapur një pjesë e re e rrugës të ndërtuar në drejtim të liqenit të Likovës, e ndërtuar në kuadër të projektit.

Në ceremoninë solemne kanë marrë pjesë ministri për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor dhe ish kryetar i Komunës së Likovës deri në vitin 2017 z.Sadulla Duraku, ministri për vetëqeverisje lokale z.Suhejl Fazliu, përfaqësues të programit për bashkëpunim ndërkufitar, përfaqësuses të partnerëve të projektit nga Bullgaria – zv. Kryetar i Komunës së Satovçes z. Rumen Oraçev dhe sekretari i qendrës për kulturë ,,Prostveta 1937,, nga Pletena, z-nja Antoaneta Bektasheva.

Ushtruesi i detyrës Kryetari i Komunës ës Likovës z. Hamidi i përshëndeti mysafirët dhe i prezentoi rezultatet e projektuara, kurse mysafirët i dëshiruan sukses të ri qytetarëve të Komunës së Likovës. Partnerët nga Bullgaria drejtuan urime me paraqitje muzikore.

Hapja e shëtitores të re rreth lumit Bistrica në Satovçe

Në 20 dhejtor 2017 oficialisht është hapur zona re për këmbësorët me zonat e relakusuara në gjatësi të lumit Bistrica në Satovçe, e ndërtuar në kuadër të projektit.

Kryetari i Satovçes d-r Arben Mimenov në diskutimin e tij e theksoi rëndësinë e aktiviteteve të zbatuara për përmirësimin e mjedisit social në fshat.

Fjalim përshëndetës për përkrarjen e mardhënieve të ardhëshme të partnerëve dha edhe Kryetari i Komunës së Likovës nga Maqedonia z.Erkan Arifi. Ai theksoi se zhvillimi i kushteve për turizëm është detyrë me rëndësi për dy komunat partnere dhe Komuna e Likovës ka interes të vazhdojë partneritet me Satovçën edhe në të ardhmen.

Përfaqësuesit e partnerit të tretë Qendra për Kulturë ,,Prosveta 1937,, nga fshati Pletena paraqitën vallëzime folklorike.

Video

Video Satovcha

Video Lipkovo