Në 04 shtator 2017 oficialisht është hapur një pjesë e re e rrugës të ndërtuar në drejtim të liqenit të Likovës, e ndërtuar në kuadër të projektit.
Në ceremoninë solemne kanë marrë pjesë ministri për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor dhe ish kryetar i Komunës së Likovës deri në vitin 2017 z.Sadulla Duraku, ministri për vetëqeverisje lokale z.Suhejl Fazliu, përfaqësues të programit për bashkëpunim ndërkufitar, përfaqësuses të partnerëve të projektit nga Bullgaria – zv. Kryetar i Komunës së Satovçes z. Rumen Oraçev dhe sekretari i qendrës për kulturë ,,Prostveta 1937,, nga Pletena, z-nja Antoaneta Bektasheva.
Ushtruesi i detyrës Kryetari i Komunës ës Likovës z. Hamidi i përshëndeti mysafirët dhe i prezentoi rezultatet e projektuara, kurse mysafirët i dëshiruan sukses të ri qytetarëve të Komunës së Likovës. Partnerët nga Bullgaria drejtuan urime me paraqitje muzikore.