QËNDRUESHMËRIA E PROJEKTIT TË IMPLEMENTUAR TË PROGRAMIT TË BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR, BULGARI MAQEDONI
Në fund të vitit 2017, Komuna e Satovces zbatoi një projekt afer lumit Bistrica në fshatin Satovce, përmes të cilit u ndërtua një zonë e re për këmbësorët, shtegu i biçikletave, vend per vozitje me rolerka, si dhe për rekreacion për fëmijë. Rindërtimi i rrugës rreth bregut te lumit ne fshat, së bashku me forcimin e brigjeve të lumit në fshat, u zbatua si pjesë e projektit “Mendoni për natyrën, kulturën dhe ujin – bëhuni turistë evropianë”, i kofinancuar nga Bashkimi Evropian përmes Programit Ndër-kufitar Interreg-IPA project per bashkepunim nderkufitar Bullgari – Maqedoni 2014 -2020 vit
Partnerë në këtë projekt janë Komuna e Likovës e Maqedonisë dhe Qendra Komuniteteve “Prosveta 1937” nga f. Pletena.
Zbatimi i këtij projekti kishte një rëndësi të madhe për përmirësimin e mjedisit në fshat. Me zbatimin e tij, një terren pothuajse i papërdorshëm ngjitur me stadiumin lokal është shndërruar në një zonë të dobishme multifunksionale. Një vend kendshem dhe i deshiruar ku banoret dhe të mysafiret mund të relaksohen, kurse femijet dhe të rinjtë mund të merren me sport dhe argëtohen në terrene mir të pajisura, tha d-r Arben Mimenov, kryetari i komunës.
Përshka të qëndrueshmërisë së projektit, komuna me fondet e veta ka përmirësuar dhe pajisur më tej këtë vend të mrekullueshëm me lehtësira të ndryshme për fëmijë me luhatese dhe slajde, gjë që e bën atë një vend të këndshëm për të rinjtë dhe të rriturit që mund të shfrytezojne kohën e lirë këtu.